Sa kushton shërbimi i kontabilitetit?
Kostoja e shërbimit të kontabilitetit përcaktohet individualisht për çdo subjekt, pasi varet nga disa faktorë si: forma juridike e subjektit (PF, SHPK, SHA, OJF, Fermer apo Ambulant); përgjegjësitë tatimore (TVSH, Tatim në Burim, Taksa Kombëtare, etj.); të ardhurat apo xhiroja; lloji i aktivitetit; numri i të punësuarve; si dhe kërkesat shtesë që subjekti mund të ketë për të përmbushur nevojat e veta.
Ndërkohë, për shërbimin e plotësimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), e cila është e detyrueshme për individët, kostoja përcaktohet në bazë të numrit të burimeve të ndryshme të të ardhurave që individi duhet të deklarojë.
Nëse dëshironi të merrni një ofertë për shërbimin që mund t’ju ofrojmë, ju lutem plotësoni formularin në linkun e mëposhtëm. Kjo do të na ndihmojë të njihemi me llojin e aktivitetit të biznesit tuaj ose me të dhëna të tjera personale që lidhen me deklarimin DIVA, në mënyrë që të përcaktojmë një çmim të arsyeshëm, të bazuar në shërbimet e nevojshme për rastin tuaj.
Të dhënat personale që ju na ofroni përmes këtij formulari do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, do të përdoren vetëm për qëllime të lidhura me dhënien e një oferte për shërbimin e kontabilitetit dhe/ose plotësimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), dhe nuk do të shpërndahen apo keqpërdoren nga palë të treta, përveç rasteve kur kërkohet nga legjislacioni tatimor në fuqi.
Kërkesa juaj do të shqyrtohet dhe do të merrni një përgjigje me email sa më shpejt të jetë e mundur.
