Deklarimi i DIVA/DVAP

Deklarimi i DIVA/DVAP

Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA) apo siç quhet ndryshe Deklarata Vjetore e të Ardhurave Personale (DVAP) është një detyrim ligjor për individët që plotësojnë kushtet, duke raportuar të ardhurat e realizuara gjatë vitit dhe paguar tatimin përkatës pranë administratës tatimore. Rëndësia e saj është rritur, pasi shteti ka ulur pragun e deklarimit dhe ka zgjeruar kategoritë e individëve të përfshirë, duke detyruar gjithnjë e më shumë qytetarë të dorëzojnë deklaratën vjetore. 

DIVA/DVAP Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave Personale

Çfarë ofrojmë?

Ne ofrojmë asistencë të plotë për përgatitjen dhe dorëzimin e deklarimit të DIVA/DVAP, pavarësisht burimit të të ardhurave si dypunësimi, qiraja, puna e pavarur, honoraret apo investimet. Sigurojmë që çdo hap të kryhet në përputhje me ligjin dhe kërkesat e administratës tatimore, duke garantuar korrektësi dhe saktësi në çdo detaj. Përgatisim dokumentacionin e nevojshëm dhe ndjekim procedurat ligjore pa mangësi, në mënyrë që deklarimi të jetë i plotë, i qartë dhe i dorëzuar në kohë. Kështu, individi shmang penalitetet dhe pasiguritë që mund të lindin nga deklarime të pasakta ose të vonuara.

Kujt dhe pse i shërben?

Ky shërbim është i dedikuar për individët, shtetas shqiptarë ose të huaj, që plotësojnë kushtet sipas ligjit dhe kanë detyrimin ligjor për të dorëzuar deklarimin pranë administratës tatimore. Edhe në rastet kur një individ nuk është i detyruar ta plotësojë, ai mund ta bëjë këtë nëse dëshiron të legalizojë dhe të justifikojë të gjitha të ardhurat e tij, duke siguruar transparencë dhe përputhshmëri me kërkesat ligjore.

Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

Në cilat raste një individ është i detyruar të dorëzojë DIVA/DVAP?

Një individ, shtetas shqiptar ose i huaj, ka detyrimin ligjor të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat e tij vjetore bruto kalojnë shumën 1.200.000 lekë nga të gjitha burimet. Këto burime përfshijnë paga dhe shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit, dividendë, qira, shitje të pasurisë së paluajtshme, interesa bankare, fitime nga lojërat e fatit, të drejta intelektuale si licenca dhe të drejta ekskluzive, si dhe të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Detyrimi për dorëzim ekziston edhe kur individi është në marrëdhënie punësimi me më shumë se një punëdhënës, pavarësisht nga shuma e të ardhurave që merr. Kjo përfshin rastet kur ka ndryshuar punë brenda të njëjtit muaj, edhe nëse nuk ka qenë i punësuar te dy punëdhënësit njëkohësisht.

Gjithashtu, një individ është i detyruar të dorëzojë DIVA/DVAP kur ka më shumë se 50.000 lekë të ardhura nga burime të tjera që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim. Shembuj të tillë janë të ardhurat dhe pagesat nga platformat e internetit si Google, TikTok, Instagram, Facebook, YouTube, Airbnb, Booking, si dhe nga platformat e tregtisë si Amazon dhe Alibaba.

Jo. Të ardhurat nga biznesi janë objekt i tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi (TAPB) dhe nuk janë objekt i  deklaratës DVAP/DIVA.

Afati i fundit për dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave apo siç quhet ndryshe Deklarata Vjetore e të Ardhurave Personale (DIVA/DVAP) dhe kryerjen e pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat Personale është data 31 mars e vitit pasardhës. Pas përfundimit të vitit, individi kryen deklarimin në sistemin e tatimeve dhe më pas pajiset me urdhërpagesën përkatëse për të realizuar pagesën.

Deklarata plotësohet pasi mbyllet viti financiar dhe janë bërë edhe deklarimet e fundit të muajit dhjetor, prandaj sistemi normalisht e lejon plotësimin e deklaratës pas datës 20 janar.

Çdo individ që, pasi ka plotësuar deklaratën, rezulton se tatimi i paguar gjatë vitit është më i lartë se tatimi që normalisht duhej të paguante. Në këtë rast, shteti rimburson tatimin e mbipaguar.

Nëse fëmija ka mbushur moshën 18 vjeç gjatë vitit për të cilin bëhet deklarata, nuk përfitohet nga shpenzimet e zbritshme.

Nëpërmjet dorëzimit të deklaratës në llogarinë personale në e-Filing, kur deklarata rezulton me mbipagesë. Krijo çështje si kërkesë për rimbursim në modulin “Çështjet e mia“>“Pyetje e Përgjithshme”, në të cilën bashkëlidh dokument me të dhënat e llogarisë personale bankare, çertifikatën familjare dhe dokumentacionin justifikues që vërteton shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve, si kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës (faturat) për fëmijët, dokumentet për pagesën e gjuhëve të huaja, etj.

Në mungesë të dokumentacionit justifikues si fatura tatimore apo kontrata, shpenzimet arsimore nuk njihen për rimbursim. Rekomandohet që çdo pagesë për arsimim të kryhet në mënyrë të dokumentuar.

Kërkesa mund të refuzohet në rastet kur deklarata nuk rezulton me mbipagesë, dokumentacioni është i paplotë ose i pasaktë, ose shpenzimet nuk janë të ligjshme ose nuk janë deklaruar në DIVA/DVAP.

Pagesa e tatimit pas dorëzimit të DIVA/DVAP kryhet përmes urdhërpagesës së gjeneruar në sistemin e administratës tatimore. Ajo mund të realizohet pranë bankave të nivelit të dytë ose nëpërmjet platformave elektronike të pagesave të miratuara nga tatimet.

Po, individi mund të paraqesë deklaratë korrigjuese brenda afateve ligjore nëse konstaton pasaktësi në të dhënat e deklaruara.

Kur shtetasi i huaj është i regjistruar në zyrën e gjendjes civile dhe disponon një numër identifikimi shqiptar, regjistrimi kryhet elektronikisht përmes faqes zyrtare të Administratës Tatimore.
Në rastet kur nuk ka një numër identifikimi shqiptar, regjistrimi realizohet pranë një Drejtorie Rajonale Tatimore, ku ofrohet asistenca e nevojshme.

Kostoja e shërbimit për përgatitjen dhe dorëzimin e DIVA/DVAP përcaktohet individualisht për çdo individ, pasi varet nga numri dhe llojet e të ardhurave që duhet të deklarohen. Faktorët kryesorë që ndikojnë në çmim janë burimet e të ardhurave si paga, dypunësimi, qiraja, puna e pavarur, honoraret, investimet apo të ardhurat nga platformat online, si dhe kompleksiteti i dokumentacionit që duhet përgatitur.
Nëse dëshironi të merrni një ofertë të personalizuar për shërbimin, ju lutemi plotesoni Formularin në mënyrë që të njihemi me llojet e të ardhurave tuaja dhe me të dhëna të tjera që do të na ndihmojnë të përcaktojmë një çmim të arsyeshëm, të bazuar në shërbimet e nevojshme për rastin tuaj.

Nëse keni pyetje ...

Scroll to Top