Regjistrimi

Regjistrim i subjektit

Regjistrimi i subjektit është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të nisur çdo aktivitet, tregtar apo jo tregtar, në mënyrë të ligjshme dhe të sigurt. Ky proces krijon bazën mbi të cilën ndërtohet një biznes i qëndrueshëm, duke ofruar besim te klientët, institucionet dhe partnerët potencialë. Për klientët tanë, ky shërbim sjell qartësi, siguri dhe kursim kohe, sepse i ndihmon të shmangin gabimet e zakonshme dhe vonesat administrative. Ky shërbim është e domosdoshme për këdo që dëshiron të fillojë të operojë shpejt, pa pasiguri dhe në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore.

Studio Kontabilitetit E&K – shërbim i personalizuar për regjistrimin e biznesit, këshillim, dokumentacion, NIPT dhe asistencë bankare."

Çfarë ofrojmë?

Shërbimi ynë përfshin të gjithë procesin e regjistrimit të një subjekti, nga këshillimi i parë për zgjedhjen e formës së duhur juridike, përcaktimin e veprimtarisë ekonomike (NACE), deri tek finalizimi i dokumenteve dhe regjistrimi në institucionet përkatëse. Ne përgatisim dokumentacionin, ndjekim aplikimet, komunikojmë me institucionet dhe sigurohemi që çdo hap të përfundohet saktë dhe në kohë. Procesi i punës është i strukturuar dhe transparent: fillon me analizën e nevojave të klientit, përgatitjen e dokumenteve, marrjen e certifikatës së regjistrimit (NIPT/NUIS), asistencë për hapjen e llogarisë bankare, si dhe mbështetje për regjistrime shtesë të nevojshme, përfshirë licenca apo autorizime specifike për aktivitetin. Çdo hap kryhet duke u garantuar klientëve një proces të shpejtë dhe pa stres.

Kujt dhe pse i shërben?

Ky shërbim është i përshtatshëm për çdo lloj iniciative ekonomike. Bizneset e vogla dhe të mëdha, persona fizik apo juridik, përfitojnë një proces të thjeshtuar që u lejon të fokusohen tek aktiviteti i tyre kryesor. Organizatat jo fitimprurëse (OJF) marrin udhëzimin e duhur për regjistrimin e formave specifike ligjore që kërkon sektori i tyre. Individët dhe profesionistët e lirë gjejnë mbështetje për të formalizuar aktivitetin e tyre personal. Freelancerët dhe startup-et përfitojnë nga këshillimi i specializuar për të zgjedhur strukturën më të leverdisshme dhe fleksibile për fillimet e tyre. Kjo ndihmon këdo që kërkon të vendosë themele të sigurta për të ardhmen e biznesit.

Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

Cila është procedura që ndiqet për hapjen e subjekti?

Bizneset, qofshin persona fizikë, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k), degë të huaja apo zyra përfaqësimi, regjistrohen pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Procesi i hapjes së biznesit në Shqipëri realizohet plotësisht online përmes platformës e-Albania, duke përdorur llogarinë personale të individit, ose përmes një prokure të lëshuar kontabilistit në rastet kur individi është i huaj. Organizatat Jofitimprurëse (OJF) regjistrohen pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, ndërsa bizneset Ambulantë dhe Fermerë kryejnë regjistrimin pranë drejtorive rajonale tatimore të juridiksionit përkatës.

Po, biznesin mund ta hapni edhe vetë online, por gjatë aplikimit mund të bëhen gabime në regjistrim që sjellin pasoja të pakthyeshme dhe kosto në vazhdimësinë e biznesit. Gjithashtu sistemi e-Albania paraqet herë pas here probleme teknike që vetëm profesionistët me përvojë mund t’i kuptojnë dhe t’i menaxhojnë siç duhet. Për këtë arsye rekomandohet asistenca e një profesionisti.

Kapitali fillestar minimal për hapjen e një SHPK-je është 100 lekë. Por një SHPK me kapital të madh tregon seriozitet dhe angazhim financiar nga themeluesit, rrit besueshmërinë ndaj bankave, partnerëve dhe furnitorëve, tregon kapacitet për investime më të mëdha dhe projekte më komplekse, si dhe reflekton stabilitet financiar dhe perceptim profesional në treg.

Po, individët e huaj mund të hapin biznes në Shqipëri. Procedura kryhet online përmes e-Albania, dhe nëse nuk keni rezidencë, mund të përdorni një Kontabilist të autorizuar me prokurë për të kryer regjistrimin dhe procedurat tatimore.

Një individ, nëse qëndron në një vend gjatë vitit tatimor për një periudhë ose periudha që në total arrijnë në 183 ditë ose më shumë, quhet rezident tatimor i atij vendi, dhe si rezident tatimor detyrimet e tij si individ janë të paguajë tatim në vendin ku është rezident tatimor për të gjitha të ardhurat, nga çdo vend që i ka. 

Pra, nëse fiton të ardhura nga biznese në Shqipëri me tatim 0%, por në vendin e tij tatimi është 25%, dhe individi qëndron 183 ditë ose më shumë në vendin e tij duke u quajtur kështu rezident tatimor në vendin e tij, ai duhet të bëjë një deklaratë tatimore individuale në vendin e tij (deklarata për rezidentët tatimor në Shqipëri quhet DIVA/DVAP), në të cilën do të deklarojë gjithë të ardhurat kudo që i ka fituar dhe do të paguajë tatimin për diferencën mes tatimit në vendin ku janë fituar të ardhurat dhe tatimit në vendin e rezidencës tatimore. 

Nëse në vendin ku nuk është rezident tatimor ka paguar tatim më shumë se çfarë do të paguante në vendin e tij të rezidencës tatimore, tatimi i paguar më tepër përgjithësisht nuk do të bëhet zbritje në vendin e rezidencës tatimore. 

Për të rregulluar këtë marrëdhënie midis shteteve dhe për të njohur tatimin që është paguar nga një individ në një tjetër shtet në të cilin nuk është rezident tatimor, shtetet bëjnë marrëveshje të cilat njihen si marrëveshje ndërkombëtare “Për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal”.

Çdo biznes ka detyrime ligjore ndaj shtetit që duhet të respektojë për të funksionuar në mënyrë të rregullt. Këto përfshijnë taksa, tarifa, tatime dhe sigurime. Respektimi i këtyre detyrimeve është i domosdoshëm për të shmangur penalitete, për të siguruar transparencë dhe për të garantuar një funksionim të ligjshëm dhe të qëndrueshëm të biznesit. Për më shumë informacion mbi këto detyrime, kliko këtu.

Kostoja e shërbimit përcaktohet individualisht për çdo biznes, pasi varet nga disa faktorë si: forma juridike e biznesit (PF, SHPK, SHA, OJF, Fermer apo Ambulant); përgjegjësitë tatimore (TVSH, Tatim në Burim, Taksa Kombëtare, etj.); të ardhurat apo xhiroja; lloji i aktivitetit; numri i të punësuarve; si dhe kërkesat shtesë që biznesi mund të ketë për të përmbushur nevojat e veta.

Nëse dëshironi të merrni një çmim për shërbimin që mund t’ju ofrojmë, ju lutem plotësoni formularin duke klikuar Formularin, në mënyrë që të njihemi me llojin e aktivitetit të biznesit tuaj dhe me të dhëna të tjera që do të na ndihmojnë të përcaktojmë një çmim të arsyeshëm, të bazuar në shërbimet e nevojshme për llojin tuaj të biznesit.

Kërkesa juaj do të shqyrtohet dhe do t’ju përgjigjemi me email sa më shpejt të jetë e mundur.

Nëse keni pyetje ...

Scroll to Top