Fiskalizimi

Fiskalizimi i subjektit

Fiskalizimi është procesi dixhital i raportimit të faturave në kohë reale tek Administrata Tatimore. Ai është një detyrim ligjor për çdo subjekt që kryen transaksione ekonomike. Ky shërbim është i domosdoshëm për transparencë, raportim të saktë dhe shmangie të gjobave. Bizneset përballen me vështirësi teknike, kosto dhe nevojë për trajnime gjatë zbatimit. Në treg operojnë mbi 50 operatorë fiskalizimi, duke e bërë zgjedhjen e duhur një sfidë. Klientët përfitojnë siguri ligjore, kursim kohe dhe besueshmëri më të lartë. Ky shërbim është i nevojshëm sepse e kthen fiskalizimin nga një detyrim formal në një investim për stabilitetin e biznesit.

fiskalizimi, fatura, program fiskal, fature tatimore

Çfarë ofrojmë?

Ne ofrojmë konsulencë të specializuar dhe orientim të plotë për të zgjedhur operatorin më të lirë dhe më të përshtatshëm në treg, duke ju ndihmuar të gjeni variantin që i përshtatet më shumë llojit dhe formës së biznesit tuaj. Qëllimi ynë është të ulim kostot e fiskalizimit, të përshpejtojmë përfundimin e procedurave dhe të mundësojmë nisjen e lëshimit të faturave sa më shpejt pas hapjes së biznesit.
Shërbimi ynë përfshin asistencë të vazhdueshme për çdo problem teknik apo ligjor që mund të lindë, duke garantuar mbështetje në çdo hap të procesit. Ne kujdesemi që fiskalizimi të jetë i thjeshtë, i sigurt dhe pa ndërprerje, ndërsa ofrojmë edhe rinovim të shpejtë vjetor për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit pa vonesa.

Kujt dhe pse i shërben?

Shërbimi i fiskalizimit u shërben të gjitha bizneseve, dhe organizatave jofitimprurëse në rastet kur kryejnë aktivitet ekonomik ose kur kanë nevojë të vetfaturojnë shpenzimet. Përjashtim nga ky detyrim bëjnë vetëm entet publike, ambulantët dhe fermerët, të cilët nuk janë të përfshirë në këtë proces. Për çdo kategori tjetër, fiskalizimi është një domosdoshmëri për të operuar ligjërisht, për të shmangur penalitetet dhe për të garantuar stabilitet financiar në një treg gjithnjë e më të rregulluar.

Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

A mund të përdor të njëjtën certifikatë për të gjitha pajisjet fiskale të biznesit?

Certifikata digjitale është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet. Prandaj, e njëjta certifikatë digjitale mund të përdoret për të gjitha pajisjet fiskale të biznesit.

Nuk është më e nevojshme të kryhet mbyllja ditore për shitjet me para në dorë të realizuara përmes pajisjes fiskale, pasi faturat transmetohen automatikisht në Administratën Tatimore në kohë reale.

Në rast të ndërprerjes së lidhjes së internetit:

  • Tatimpaguesi lëshon faturë si në një transaksion normal, me ndryshimin e vetëm që fatura nuk do të ketë kodin NIVF të gjeneruar nga Administrata Tatimore dhe, për këtë arsye, duhet të printohet në letër.
  • Brenda 48 orëve nga momenti i ndërprerjes, tatimpaguesi duhet të rivendosë lidhjen e internetit dhe të dërgojë të gjitha faturat e lëshuara gjatë transaksioneve offline.
  • Për çdo faturë të lëshuar offline, Administrata Tatimore cakton një NIVF dhe ia kthen tatimpaguesit si konfirmim për pranimin e faturave të dorëzuara me vonesë.

Nëse tatimpaguesi nuk arrin të rivendosë lidhjen e internetit brenda afatit prej 48 orësh — për shkak të përgjegjësisë së ofruesit të shërbimit ose për arsye të forcave madhore — ai duhet të informojë Administratën Tatimore dhe të paraqesë dokumente ose prova të tjera që vërtetojnë pamundësinë për të krijuar lidhje interneti, sipas udhëzimeve të Ministrit të Financave.

Në rast të ndërprerjes së lidhjes së internetit, tatimpaguesi lëshon faturë si në një transaksion normal, me ndryshimin e vetëm që fatura nuk do të ketë kodin NIVF të gjeneruar nga Administrata Tatimore dhe për këtë arsye duhet të printohet në letër. Tatimpaguesi duhet që brenda 48 orëve nga momenti i ndërprerjes të rivendosë lidhjen e internetit dhe të dërgojë të gjitha faturat e lëshuara gjatë transaksioneve offline. Për çdo faturë të lëshuar offline, Administrata Tatimore cakton një NIVF dhe ia kthen tatimpaguesit si konfirmim për pranimin e faturave të dorëzuara me vonesë.
Nëse tatimpaguesi nuk arrin të rivendosë lidhjen e internetit brenda afatit prej 48 orësh, për shkak të përgjegjësisë së ofruesit të shërbimit ose për arsye të forcave madhore, ai duhet të informojë Administratën Tatimore dhe të paraqesë dokumente ose prova që vërtetojnë pamundësinë për të krijuar lidhje interneti, sipas udhëzimeve të Ministrit të Financave.

Teorikisht, nuk ekziston “anulimi i një fature”; në vend të kësaj duhet të lëshohet një faturë korrigjuese. Fatura korrigjuese përmban numrin e referencës së faturës origjinale që korrigjohet. Sistemi gjeneron një mesazh të veçantë për këtë faturë dhe ia dërgon Administratës Tatimore për fiskalizim. Në rastet kur duhet të anulohen të gjithë artikujt, fatura korrigjuese përmban vlera negative.

Për tarifat e anëtarësimit dhe dhurimet, një organizatë jofitimprurëse nuk ka detyrim të lëshojë fatura dhe të kryejë procedurën e fiskalizimit, pasi sipas Nenit 3 të Ligjit Nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” të ndryshuar, organizatat jofitimprurëse nuk konsiderohen persona të tatueshëm për pagesat e marra nga tarifat e anëtarësisë, fondet, grantet apo donacionet për qëllime të veprimtarive jofitimprurëse, përveç rasteve kur ato pranojnë pagesa si rezultat i veprimtarisë ekonomike.
Për pagesat nga biletat e shitura, organizata jofitimprurëse është e detyruar të lëshojë fatura dhe të kryejë procedurat e fiskalizimit, megjithatë nuk ka detyrim të aplikojë TVSH-në nëse plotësohen kushtet e Nenit 51 të ligjit për TVSH.

Në zbatim të ligjit dhe Udhëzimit Nr. 16, datë 03.04.2022 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar me Udhëzimin Nr. 27, datë 31.12.2021, në Nenin 5/b parashikohet se përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar fatura tatimpaguesit që ofrojnë shërbimin taksi të pajisur me taksimetër dhe ata që shesin bileta ose abone për transport pasagjerësh në transportin publik urban brenda qytetit (autobusë). Këtyre subjekteve nuk u lind detyrimi për të lëshuar faturë kundrejt klientit fundor “pasagjerit direkt”.
Tatimpaguesit duhet të njoftojnë administratën tatimore për shumën totale të biletave të shitura çdo ditë (të parashtypura ose fatura nga taksimetri), për të cilat nuk është lëshuar faturë individuale, në formën e faturës përmbledhëse të fiskalizuar, jo më vonë se fundi i ditës pasardhëse. Kjo bëhet për llogaritjen e TVSH-së dhe detyrimeve të tjera tatimore.

Po, me përfundimin e afatit të vlefshmërisë së certifikatës elektronike, të paktën 14 ditë përpara, tatimpaguesi duhet të nisë aplikimin për rinovim. Procedura e rinovimit është e njëjtë me aplikimin e parë dhe kryhet përmes portalit e-Albania, duke ndjekur hapat e udhëzuar për aplikim të suksesshëm.

Tatimpaguesit që sipas ligjit për procedurat tatimore janë në regjistrin pasiv të Administratës Tatimore, nuk duhet të lëshojnë ose marrin fatura për qëllime biznesi, përveçse kur ndryshojnë statusin e tyre. E njëjta gjë vlen edhe kur tatimpaguesit kanë aplikuar për çregjistrimin e aktivitetit dhe e kanë çregjistruar atë, sipas Nenit 23/2.5 të Udhëzimit Nr. 16, datë 03.04.2022, të ndryshuar.

Në zbatim të Ligjit Nr. 87/2019 “Për sistemin e monitorimit të qarkullimit” të ndryshuar, procesi i lëshimit të faturave nuk duhet të ndërpritet për shkak të një gabimi teknik. Tatimpaguesi është i detyruar të përsërisë procesin dhe të dërgojë mesazhin jo më vonë se 48 orë nga momenti i lëshimit të faturës pa NIVF.
Nëse lidhja nuk rivendoset brenda 48 orëve, tatimpaguesi, pasi ka njoftuar Administratën Tatimore, mund të vazhdojë të lëshojë fatura pa NIVF deri në rivendosjen e sistemit. Pas rifillimit, ai fiskalizon të gjitha faturat e lëshuara offline. Nëse ndërprerja vazhdon deri në ditën e 10-të të muajit vijues, tatimpaguesi duhet të paraqesë faturat e pafiskalizuara në Administratën Tatimore Qendrore.
Në rast mosfunksionimi të pajisjeve fiskale, tatimpaguesit e detyruar të lëshojnë fatura duhet të përdorin bllokun e veçantë të faturave, sipas Nenit 30 të Ligjit.

Jo, fatura nuk mund të ndryshohet pas printimit. Për korrigjime duhet të lëshohet faturë korrigjuese e cila referon faturën origjinale dhe përmban vlera negative kur anulohen të gjithë artikujt

Po, për transaksionet me para në dorë printimi është i detyrueshëm, përveç rasteve të shërbimeve elektronike ose kur furnizimi bëhet përmes aplikacioneve celulare apo dyqaneve online. Në këto raste fatura mund të dërgohet elektronikisht. Nuk kërkohet një printer i veçantë. Mjafton që printeri të mund të printojë përmbajtjen e detyrueshme të faturës dhe kodin QR.

Për transaksionet me para në dorë, printimi i faturës është i detyrueshëm, përveç rasteve të shërbimeve elektronike ose kur furnizimi bëhet përmes aplikacioneve celulare apo dyqaneve online. Në këto raste fatura mund të dërgohet elektronikisht te klienti.

Për më shumë informacion mbi këtë pyetje, ju lutem klikoni këtu.

Nëse keni pyetje ...

Scroll to Top