Përfaqësim Institucional
Përfaqësimi
Përfaqësimi në institucione është një shërbim thelbësor për çdo subjekt që ndërvepron me administratën publike apo tatimore. Ai është veçanërisht i domosdoshëm në rast kontrollesh dhe problematikash ligjore, duke ofruar mbështetje profesionale përballë ndryshimeve të shpeshta të ligjeve dhe rregulloreve. Ky shërbim garanton që klienti të ketë një partner të besueshëm që e udhëheq në çdo hap të procesit administrativ dhe ligjor.
Çfarë ofrojmë?
Duke pasur licencimin e duhur, përvojën dhe njohuritë mbi ligjin si dhe mënyrën se si funksionon administrata, ne ofrojmë një përfaqësim dinjitoz të subjektit përballë institucioneve. Sigurojmë që çdo veprim të kryhet në përputhje të plotë me ligjin dhe me korrektësi në çdo procedurë. Përkujdesemi që çdo dokument i kërkuar nga institucionet të përgatitet me saktësi dhe të dorëzohet në kohë, duke mbajtur gjithmonë në qendër interesat e klientit. Ndjekim me kujdes çdo hap të procesit administrativ, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme dhe të besueshme. Ne jemi të angazhuar të ofrojmë zgjidhje të sigurta, duke e bërë komunikimin institucional një proces të thjeshtë dhe pa stres për klientin.
Kujt dhe pse i shërben?
Ky shërbim u ofrohet të gjithë klientëve tanë, pavarësisht nëse janë individë, biznese të vogla apo kompani të mëdha. Në një moment apo tjetër, çdo subjekt duhet të përballet me institucionet, prandaj përfaqësimi profesional pranë administratës shtetërore, tatimore apo administrative është i domosdoshëm për mbrojtjen e interesave të tyre. Përfaqësimi institucional është një mbështetje e vlefshme për këdo që dëshiron të jetë në përputhje me ligjin dhe të ketë një partner të besueshëm në marrëdhëniet me administratën.
Pyetjet më të shpeshta (FAQ)
Cilat janë pasojat nëse bashkëpunoj me dikë që ofron shërbime kontabiliteti pa qenë i regjistruar dhe i licencuar nga autoritetet përkatëse?
Bashkëpunimi me një individ që ofron shërbime kontabiliteti pa qenë i regjistruar dhe i licencuar nga autoritetet përkatëse e vështirëson ndjeshëm biznesin, sidomos në rastet kur kërkohet përfaqësim gjatë kontrolleve tatimore apo në institucione për problematika të ndryshme.
Në rast kontrolli tatimor, ky bashkëpunim mund të interpretohet si shmangie e detyrimeve ligjore, duke rritur rrezikun për penalitete dhe duke theksuar domosdoshmërinë e blerjes së shërbimeve të licencuara dhe të faturuara.
Për më tepër, një situatë e tillë krijon vështirësi serioze në mbrojtjen ligjore të biznesit, duke e ekspozuar ndaj humbjes së besueshmërisë institucionale dhe pasojave financiare.
Për më shumë informacion, klikoni këtu
Sa kushton shërbimi i kontabilitetit?
Kostoja e shërbimit përcaktohet individualisht për çdo biznes, pasi varet nga disa faktorë si: forma juridike e biznesit (PF, SHPK, SHA, OJF, Fermer apo Ambulant); përgjegjësitë tatimore (TVSH, Tatim në Burim, Taksa Kombëtare, etj.); të ardhurat apo xhiroja; lloji i aktivitetit; numri i të punësuarve; si dhe kërkesat shtesë që biznesi mund të ketë për të përmbushur nevojat e veta.
Nëse dëshironi të merrni një çmim për shërbimin që mund t’ju ofrojmë, ju lutem plotësoni formularin duke klikuar Formularin, në mënyrë që të njihemi me llojin e aktivitetit të biznesit tuaj dhe me të dhëna të tjera që do të na ndihmojnë të përcaktojmë një çmim të arsyeshëm, të bazuar në shërbimet e nevojshme për llojin tuaj të biznesit.
Kërkesa juaj do të shqyrtohet dhe do t’ju përgjigjemi me email sa më shpejt të jetë e mundur.
