Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA/DVAP)

Ju lutem plotësoni formularin e mëposhtëm për të na informuar mbi rrethanat tuaja, në mënyrë që të mund t'ju asistojmë në lidhje me DIVA/DVAP dhe detyrimet tatimore që rrjedhin prej saj.

Kërkesa juaj do të merret në shqyrtim dhe do t'ju përgjigjemi nëpërmjet emailit sa më shpejt të jetë e mundur.

Të dhënat që plotësoni në këtë formular do të përdoren vetëm për qëllimin e informimit mbi detyrimet tatimore dhe nuk do të shpërndahen tek palë të treta.

A jeni rezident tatimor në Republikën e Shqipërisë?*
A keni një kartë identiteti shqiptare të vlefshme?*
A jeni të regjistruar me një llogari në sistemin e-Tax (e-Filing) pranë Tatimeve?*
A keni qenë i punësuar në më shumë se një vend pune gjatë një muaji ose a keni ndryshuar punë gjatë vitit të kaluar?*
Nëse jeni i/e martuar, kush prej jush ka të ardhurat bruto vjetore më të larta?*
A keni fëmijë nën moshën 18 vjeç?*
Nëse keni fëmijë nën moshën 18 vjeç, a keni kryer gjatë vitit 2025 shpenzime të dokumentuara me fatura tatimore për arsimin e tyre? (p.sh. shkollë private, kurse të ndryshme)*
A keni patur të ardhura të tjera vjetore (përveç pagës) më shumë se 50.000 lekë, të cilat kanë qenë të padeklaruara diku ose për të cilat nuk është mbajtur tatim në burim? (psh të ardhura nga platformat online)*
A keni patur të ardhurat bruto vjetore nga punësimi gjatë vitit të kaluar më shumë se 1.200.000 lekë?*
Sa është totali i të ardhurave bruto vjetore (brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë), përfshirë edhe të ardhurat sipas pyetjeve të mësipërme? (paga, shpërblime, qira, të ardhura nga platformat online, etj)*
Cilat janë të ardhurat që keni realizuar gjatë vitit të kaluar dhe që duhet t’i përfshini në Deklaratën Individuale të të Ardhurave (DIVA/DVAP)?*
Scroll to Top