Fiskalizimi

Çfarë përfaqëson?

Fiskalizimi është procesi dixhital i raportimit të faturave në kohë reale tek Administrata Tatimore dhe përfaqëson një detyrim ligjor për çdo subjekt që kryen transaksione ekonomike. Ai konsiston në regjistrimin dhe mbikëqyrjen e transaksioneve të biznesit për qëllime tatimore, përmes përdorimit të pajisjeve fiskale ose aplikacioneve të dedikuara për regjistrimin e shitjeve dhe transaksioneve financiare. Qëllimi i fiskalizimit është të sigurojë raportimin e saktë të të ardhurave, pagesën e tatimeve përkatëse, parandalimin e evazionit fiskal dhe rritjen e transparencës në sistemin tatimor. Çdo subjekt që ushtron aktivitet ekonomik ka detyrimin të pajiset me program fiskal për regjistrimin e shitjeve, për të cilin duhet të paguajë edhe tarifat e shërbimit nga ofruesi i programit fiskal.

Mënyra e llogaritjes

Kostoja e fiskalizimit përfshin dy elementë kryesorë: certifikatën elektronike, një pagesë ndaj shtetit që kushton 4,000 lekë të reja në vit, si dhe programin fiskal, çmimi i të cilit ndryshon sipas kompanisë që e ofron si shërbim. Zakonisht, tarifat e programit përcaktohen në bazë të mënyrës së përdorimit dhe funksionaliteteve të kërkuara nga subjekti.

Afatet dhe periudhat e pagesës

Certifikata elektronike është e vlefshme për një vit dhe duhet të rinovohet çdo vit. Pagesa prej 4,000 lekësh të reja kryhet një herë në vit, zakonisht në momentin e pajisjes ose rinovimit. Pas kryerjes së pagesës, lëshimi i certifikatës kërkon rreth 10 ditë pune kur pagesa realizohet përmes mandatit bankar, ndërsa në rastet kur kryhet përmes subjekteve financiare të licencuara me pagesë direkte online, certifikata mund të jetë gati brenda ditës.

Mënyra e pagesës

Pasi të pajiseni me mandat–pagesën, pagesën mund ta kryeni pranë të gjitha bankave të nivelit të dytë dhe më pas t’i dërgoni studios një foto të qartë dhe të saktë të mandatit bankar të pagesës. Në komentin e pagesës duhet të vendosni emrin e subjektit dhe NIPT-in. Pagesa mund të kryhet edhe online përmes disa subjekteve financiare të licencuara, gjë që e lehtëson procedurën dhe mundëson që certifikata të jetë gati brenda ditës.

Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

Me përfundimin e afatit njëvjeçar të përdorimit të certifikatës elektronike, duhet të bëhet rinovimi i saj nga tatimpaguesi?

Po, me përfundimin e afatit të vlefshmërisë së certifikatës elektronike, të paktën 14 ditë përpara, tatimpaguesi duhet të nisë aplikimin për rinovim. Procedura e rinovimit është e njëjtë me aplikimin e parë dhe kryhet përmes portalit e-Albania, duke ndjekur hapat e udhëzuar për aplikim të suksesshëm.

Po, për transaksionet me para në dorë printimi është i detyrueshëm, përveç rasteve të shërbimeve elektronike ose kur furnizimi bëhet përmes aplikacioneve celulare apo dyqaneve online. Në këto raste fatura mund të dërgohet elektronikisht. Nuk kërkohet një printer i veçantë. Mjafton që printeri të mund të printojë përmbajtjen e detyrueshme të faturës dhe kodin QR.

Nëse keni pyetje ...

Scroll to Top