Një ekonomist a mund të hapë biznes për ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit, nëse nuk është i licencuar si Kontabilist i Miratuar ose Auditues Ligjor, edhe pse mund të punojë vetëm me biznese të vogla?

Pas adresimit zyrtar të kësaj pyetjeje pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP), kemi marrë përgjigjen e mëposhtme me mbështetjen e Ministrisë së Financave:

I nderuar z. Çalaj, lutemi të gjeni sa më poshtë përgjigjen e Bordit te Mbikeqyrjes Publike:

“Lidhur me pyetjen e paraqitur në e-mailin tuaj më poshtë,ju sqarojme se për vet specifikat e kërkesës suaj, e kaluam për shqyrtim pranë Komisionit ligjor dhe specialistëve për cështjet ligjore. 

Në zbatim të ligjit nr. 10 091, datë 05.03.2009‚ “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjordhe të kontabilistit të miratuar“ i ndryshuar (ligji për auditimin), pika 19 neni 2 parashikon se “Shërbimet e kontabilitetit” janë shërbimet e mbajtjes dhe përgatitjes së librave kontabël, fiskalë dhe të pagave, të kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionitkontabël, vlerësimet dhe analizat e kostos dhe kontabilitetit të drejtimit, vlerësimit dhe zbatimit të procedurave kontabël të përgatitjes së pasqyrave financiare, analiza financiare dhe këshillime përkatëse, si dhe shërbime të tjera të ngjashme. 

Ne ligjin 9920 te dates 19.05.2008, i ndryshuar “Per procedurat tatimore” si dhe ne ligjin 92/2014, date 24.07.2014 “Per TVSH” konfirmohet se: Tatimpaguesit subjekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël janë të detyruar të mbajnë: • librin e shitjeve,ku regjistrojnë në mënyrë kronologjike çdo shitje të kryer me faturë të thjeshtë tatimore si dhe totalin e shitjeve ditore të kryer me kuponë tatimorë; • librin e blerjeve, ku regjistrojnë në mënyra kronologjike çdo blerje të kryer me faturë tatimore, me TVSH,me faturë të thjeshtë tatimore; • libri i shpenzimeve dhe të ardhurave; • librin e aktiveve të biznesit. 

Në pikën 2 neni 48 të ligjit për auditimin parashikohet se përveçse përmes punonjësve të angazhuar me një kontratë punësimi, të hartuar në përputhje meKodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, shërbimet e kontabilitetit mund të realizohen edhe nga persona fizikë, të kualifikuar si kontabilistë të miratuar, ose nga shoqëritë e kontabilitetit, që angazhojnë kontabilistë të miratuar, të cilët janë certifikuarnga Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale, sipas dispozitave të parashikuara në këtë ligj. Kontabilistët e miratuar mund të kryejnë edhe shërbime të tjera, që nuk bien në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit në fuqi. 

Gjithashtu, në pikën 18 tënenit 3 të ligjit nr 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” jepet një interpretim i njëjtë në lidhje me personin përgjegjës për hartimin e pasqyrave financiare. Sipas kësja pike personi përgjegjës për hartimin e PF-ve është personi i punësuar,personi fizik i licencuar si kontabilist i miratuar apo auditues ligjor, si dhe personi juridik i organizuar si shoqëri auditimi apo shoqëri kontabiliteti, që ofron shërbimin e kontabilitetit, sipas kontratës së punës apo kontratës së shërbimit që ka me njësinëekonomike dhe mban përgjegjësinë për hartimin e pasqyrave financiare. 

Bazuar në pikën 9 të ligjit për auditimin “Kontabilist i miratuar” është personi fizik, profesionist i lirë, i regjistruar në regjistrin e njërës prej organizatave profesionale të kontabilistëvetë miratuar, që kontraktohet nga personi juridik, për të kryer shërbime të kontabilitetit. Ai mund të kryejë edhe shërbime të tjera, të cilat nuk bien në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit në fuqi. Pika 1 e nenit 51 parashikon ushtrimin e profesionit të kontabilistit të miratuar nga personat, që kanë kaluar provimin e aftësisë profesionale, ushtrohet vetëm pas anëtarësimit të tyre në një organizatë profesionale të kontabilistëve të miratuar, të njohur nga bordi, e cila angazhohet për ndjekjen e standardeve profesionale, cilësisht të larta dhe për zbatimin e një kodi etike, që është në pajtim me kodin e etikës të IFAC-së. 

Për sa më sipër, Bordi i Mbikëqyrjes Publike rekomandon regjistrimin për të realizuar veprimtarinë e parashikuar si objekt aktiviteti në shoqërinëtuaj vetëm pas licencimit si kontabilist i miratuar.”


Faleminderit,
Ministria e Financave

Scroll to Top